Site icon Telegrafi

Coutinho merr fanellën me numër 7 te Barcelona

Philippe Coutinho ka zgjedhur numrin 7 për sezonin e ri te skuadra spanjolle, Barcelona.

Ylli brazilian u transferua gjatë muaji janar nga Liverpooli në Camp Nou.

Transferimi i tij thuhet se i kushtoi katalunasve rreth 140 milionë euro.

Lexo po ashtu Formacioni me lojtarët më të shtrenjtë në histori për secilën pozitë, Liga Premier prin me gjashtë blerje

Përshtatja e Coutinhos në klubin e ri erdhi shpejt dhe brazilian shpejt u bë idhull i tifozëve.

Me ardhjen e tij te Barcelona, Coutinho zgjodhi fanellën me numër 14 pasi numrat tjerë të preferuar ishin të zënë.

Por këtë sezon ylli brazilian ka vendosur të ndërroj numrin dhe në sezonin e ri do ta bart fanellën me numër 7, të cilën së fundmi e pati Arda Turan.

Lexo po ashtu "Fuqia Latine" e Barcelonës: Messi, Suarez, Vidal, Coutinho, Malcom ...

Sipas klubit spanjoll, numri 7 është sinonim i lojtarëve të mëdhenj dhe me histori në Camp Nou.

Në të kaluarën këtë numër e kanë bartur edhe emra të mëdhenj si Luis Figo, Javier Saviola, Eidur Gudjonssen, Henrik Larsson, David Villa dhe Pedro. /Telegrafi/

Exit mobile version