Barcelona po kërkon të dërgojë brazilianin Philippe Coutinho në huazim në një klub të Ligës Premier dhe njëri nga klubet është Liverpooli.
Coutinho është njëri nga emrat e mëdhenj që pritet të largohet këtë verë nga Barcelona, e cila ka probleme të mëdha financiare.
Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, Coutinho i është ofruar skuadrës së Lazios në Serie A, por ylli brazilian ngurron të bashkohet me italianët sepse ata nuk do të paraqiten në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Kështu, Barcelona po përpiqet të tundojë pretendentët anglezë në garë duke ofruar të paguajë gjysmën e rrogës së Coutinhos në një lëvizje huazimi një sezon.
Kjo thuhet se mund të joshë Liverpoolin, për të cilin Coutinho ishte njëri nga lojtarët e preferuar të tifozëve dhe njëri nga më të mirët e Reds në sezonet radhazi midis 2014 dhe 2016.
Në moshën 29 -vjeçare, ish-maestro i Reds është ende në kulmin e tij, duke treguar shkëlqimin e tij me të cilin ai mahniti në Anfield kur u transferua në Bayern Munich për sezonin 2019/20. /Telegrafi/