Site icon Telegrafi

Coutinho lë pas Neymarin, futbollist i vitit 2016 në Brazil

Shumë kandidatura shumë emra të njohur që luajnë me klube të rëndësishme në planet, për të marrë çminim prestigjos të vitit në një vend ku talenti me topin derdhet në çdo plazh dhe rrugicë. Kështu, Brazili ka zgjedhur më të mirin 2016.

Mesfushori brazilian i Liverpool-it, Philippe Coutinho ka marrë titullin e parë për këtë vit.

Ai ka mundur patriotin e tij të Barcelona, Neymar, duke fituar trofeun “Futbollisti më i mirë brazilian i vitit 2016”.

Një votim befasues, teksa futbollisti që ka shkëlqyer në Ligën Premier arriti të mposhtë sulmuesin e Barca, duke marrë 32,13% të votave, ndërsa Neymar mori 27,88% të votave.

Në vendin e tretë u rendit lojtari i Real Madrid, Casemiro. I cili renditet në një pozicion komod krahasuar me talentin me bollëk në vendin e Sambes.

Ndërkohë në vendin e katërt është sërish një futbollisti i galaktikëve mbrojtesi i majtë Marcelo.

Exit mobile version