Paris Saint-Germain raportohet se janë në vëzhgim të vazhdushëm për futbollistin e Liverpoolit, Philippe Coutinho.
Megjithatë, interesimi i kampionit të Francës, nuk i lë edhe aq përshtypje fantazistin brazilian.
Kjo pasi, Coutinho ka mohuar se ka ndonjë kontakt mes klubeve dhe thotë se ai është i përqendruar vetëm me kombëtaren e Brazilit në Kupën e Amerikës.
“Sa di unë, nuk ka asnjë ofertë. Jam këtu me kombëtaren, kjo çështje është për përfaqësuesit e mi”, deklaroi Coutinho.
“Më e rëndësishmja për mua është të jem këtu, i fokusuar në ekipin kombëtar dhe të kem një turne të mirë. Vetëm kjo është në kokën time”, përfundoi futbollisti i Reds. /Telegrafi/