Site icon Telegrafi

Coutinho heq dorë nga gjysma e pagës për ta përfunduar sezonin me Bayernin

(Foto: Alexandra Beier/Getty Images/Guliver)

Philippe Coutinho është pajtuar që të heqë dorë nga gjysma e pagës, në mënyrë që të qëndroje te Bayern Munichu deri në mbyllje të sezonit.

Marrëveshja e huazimit të brazilianit është dashur të skadojë në fund të qershorit, mirëpo duke qenë se sezoni i bavarezëve nuk do të përfundojë deri në fund të gushtit, ai dëshiron të qëndrojë më gjatë.

Bayerni është shpallur kampion i Bundesligas për sezonin 2019/2020, mirëpo do të luajë në finale të DFB Pokal dhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve gjatë këtyre dy muajve.

(Foto: Stuart Franklin/Getty Images/Guliver)

Marca raporton se Coutinho, i cili përfiton 222.000 euro në javë, është pajtuar që të heqë dorë nga 50 për qind e kësaj shume, për ta kompletuar sezonin në Allianz Arena.

Alvaro Odriozola (Real Madrid) dhe Ivan Perisic (Inter) kanë ndërmarrë veprime të ngjashme për të qëndruar deri në fund.

Në ndërkohë, Bayerni e ka opsionin e blerjes së brazilianit që është në pronësi të Barcelonës për 120 milionë euro, mirëpo nuk do ta shfrytëzojë këtë mundësi. /Telegrafi/

Exit mobile version