Philippe Coutinho ka folur për herë të parë si lojtar i Barcelonës pas transferimit nga Liverpooli për 160 milionë euro.
Normalisht braziliani një pjesë të mirë të intervistës ia ka kushtuar klubit anglez, për të cilin ka vetëm fjalë të mëdha.
“Kam dhënë 100 për qind gjatë gjithë kohës së kamë luajtur për Liverpoolin. Pesë vite, kamë bërë gjithçka çka kam mundur. E dua këtë klub, por është koha për një aventurë të re”.
“Kam shumë kujtime të mira dhe shumë njerëz për të falënderuar në Liverpool. Nuk do të largohesha për asnjë klub, por Barcelona është diçka tjetër. Është një ëndërr, një vend magjikë për mua”.
“Kur isha i ri shikoja Ronaldinhon teksa luante, teksa bënte magji. Tani ata kanë Messin”.
“Liverpooli janë në një pozitë të mirë, me shumë lojtarë të mirë. Transferimi i Virgil Van Dijk është një garanci, Mo Salah është një lojtar i mrekullueshëm. Mezi po pres t’i shoh teksa fitojnë trofe dhe unë të festoj suksesin e tyre”.
“Do kthehem te Liverpooli për t’u thënë lamtumirë bashkëlojtarëve, stafit dhe njerëzve që më kanë ndihmuar mua dhe familjes time. U detyrohem shumë atyre”, ka thënë Coutinho. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=B3a6jZze2oE