Telegrafi

Coutinho e dëshiron rikthimin në Ligën Premier

Tashmë është bërë e ditur se Philippe Coutinho dëshiron të largohet nga Barcelona në këtë verë.

Të dyja palët tashmë janë në pajtueshmëri që të përfundojnë marrëveshjen dhe në këtë afat kalimtar pritet t’i ndajnë rrugët.

Sipas asaj që raporton talkSport, agjenti i Coutinhos ka bërë të ditur se lojtari dëshiron të rikthehet në Ligën Premier.

Braziliani në të kaluarën ka qenë pjesë e Liverpoolit, nga aty ku e kishte realizuar kalimin te Barcelona.

Në Ligë Premier janë të interesuar Arsenali, Manchester United, Tottenham Hotsopuri, Evertoni dhe Newcastle United.

Barcelona kërkon së paku 80 milionë euro nga shitja e brazilianit, derisa në vitin 2017 kishte paguar 140 milionë. /Telegrafi/