Philippe Coutinho ka qenë vazhdimisht në shënjestër të spekulimeve për një kalim te Barcelona, por tash thotë se ai dëshiron që të mposhtë klubin katalanas në fanellën e Liverpoolit.
Braziliani ka rinovuar kontratën deri në vitin 2021 përkundër interesimit të jashtëzakonshëm të Barcelonës për të.
Dhe Coutinho thotë se më shumë ka dëshirë që t’i ndihmojë Kloppit të ndërtojë epokën e suksesit te Liverpooli e ta mposhtin Barcelonën, se sa të kalojë në Camp Nou.
“Unë besoj se të gjithë e gjejnë veten ku të shprehehn, të luajnë pa frikë, të luajnë me atë që kanë. Kur e gjeni këtë vend, ju qëndroni”.
“Ky klub ka një plan, të kthehet në maje dhe unë besoj në të. Unë dua të jem pjesë e këtij plani. Asgjë nuk na ndalë që të luajmë kundër klubeve më të mëdha, në Angli, në Evropë. Po, klube sikur Barcelona që t’i mposhtim, pse jo?”.
“Ky është klub i madh. Më kujtohet se si të gjithë më ndihmuan kur erdha për herë të parë në Angli. Ishte sikur familje. Të gjithë më pritën krahë hapur, ata i larguan pengesat dhe më lejuan që të mendoj së pari për futboll dhe së dyti për futbollin. Këtë nuk e harroj”, deklaroi Coutinho.