Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele mbesin dy objektivat e rëndësishme të Barcelonës dhe klubi po bën trysni të madhe që t’i sjellë sa më shpejtë në Camp Nou.
Blaugranat kanë nevojë për lojtarë të rinj dhe këtë e ka thënë edhe Sergio Busquets në një intervistë së fundmi.
Barcelona tani ka 222 milionë në konto pas shitjes së Neymarit.
I pari në listë dhe më afër shihet Inigo Martinez i Real Sociedait, që ka një çmim prej 32 milionë euro.
Coutinho mbetet transferimi më i rëndësishëm i Barcelonës dhe zëvendësues i Neymarit me lojtarin që ka kërkuar kalimin në Spanjë.
Liverpooli nuk dëshiron ta lirojë lojtarin dhe oferta prej 100 milionë eurove është refuzuar.
Dembele që është duke munduar në stërvitje te Borussia Dortmundi ndërsa ka nj marrëveshje me Barcelonën.
Klubi i Bundesligës dëshiron hiq më pak se 150 milionë euro për lojtarin. /Telegrafi/