Klubet angleze vazhdojnë të mbeten më të interesuara për transferimin e brazilianit nën pronësi të Barcelonës, Philippe Coutinho.
Sipas mediumit France Football, destinacioni i radhës i Coutinhos ka të ngjarë të jetë në Ligën Premier.
Në huazim te Bayern Munich nga Barcelona, mesfushori me tipare sulmuese nuk do të mbahet dhe dëshiron të provojë fatin e tij edhe një herë në Angli.
Tottenham dhe Everton janë të interesuar, ndërsa përfaqësuesit e Coutinho kanë qenë në kontakt edhe me Newcastle për të parë nëse një veprim atje mund të jetë i mundur.
Laraskat shihen si favorit për të transferuar yllin brazilian në rast se pronësia e klubit kalon tek familja mbretërore e Arabisë Saudite.
Interesim për lojtarin në të kaluarën kanë shfaqur edhe Manchester Unitedi, Chelsea dhe Juventusi. /Telegrafi/