Site icon Telegrafi

Coutinho afër një transferimi befasues

Revista prestigjioze franceze L’Equipe, si dhe eksperti Fabrizio Romano, shkruajnë se futbollisti brazilian i Aston Villas, Philippe Coutinho është afër largimit për në Al Duhail të Katarit.

Jo shumë kohë më parë, Coutinho konsiderohej lojtari më i mirë në Ligën Premier kur mbante fanellën e Liverpoolit, por që nga largimi nga Anfield, karriera e tij ka filluar të bjerë në mënyrë të shpejtë.

Në një transferim prej 135 milionë eurosh, ai u bë anëtar i ri i Barcelonës, ku dështoi plotësisht në Camp Nou.

Pritej që sulmuesi brazilian të ishte lider i një Barcelone të re, por në Kataluni, Coutinho nuk tregoi as pesë për qind të aftësive të tij futbollistike.

 

Pas dështimit, pësuan huazimet te Bayern Munich dhe Aston Villa, të cilat i blenë kontratën dhe në të cilën ai është aktualisht lojtar i tyre.

Megjithatë, Coutinho mund të largohet sërish nga Anglia dhe ta zëvendësojë atë me Gadishullin Arabik.

Sipas Romanos, Al Duhail është i etur për ta parë atë në radhët e tyre dhe transferimi pritet të ndodhë deri në fund të ditës së sotme. /Telegrafi/

Exit mobile version