Endrick i ka bërë për vete të gjithë tek Real Madridi pas fillimit të tij të mirë në kryeqytetin spanjoll dhe tashmë ai ka marrë një nofkë nga bashkëlojtarët e tij.
Sulmuesi 18-vjeçar u bë pjesë e ‘Los Blancos’ nga Palmeiras, duke nënshkruar një kontratë gjashtë vjeçare në ‘Santiago Bernabeu’.
Ai tashmë ka bërë histori ndonësë në fillimet e tij të karrierës në Spanjë, duke u bërë lojtari më i ri i cili shënon në debutimin e tij për klubin në La Liga.
Sensacioni brazilian shtoi më shumë nga ky rekord në mesjavë në Ligën e Kampionëve, pasi shënoi në fitoren me rezultat 3-1 ndaj Stuttgartit, duke u bërë po ashtu golashënuesi më i ri i Realit në këtë garë.
Endrick tani ka dy gola në pesë ndeshje për Real Madridin, por ai ka marrë një nofkë të pazakontë ‘Bobby’ duke marrë parasysh se është brazilian.
Kjo ishte një nofkë e legjendës Sir Bobby Charlton, një i mbijetuar i katastrofës ajrore të Mynihut në 1958.
Njëri prej bashkëlojtarëve të ri të Endrick, portieri Thibaut Courtois, tani ka dhënë arsyen e vërtetë mbrapa nofkës ‘Bobby’ që ka marrë ai.
“Ai më ka thënë se është keqinterpretuar, se ajo që ai ka dashur t’i referohej është ndryshuar paksa ose diçka e tillë”.
“E pyeta për këtë një ditë dhe ai më tha se nuk e ka dhënë atë përgjigje, më vonë videoja është ndryshuar kinse ai ka thënë se është idhulli i tij”, ka thënë Courtois.
Përveç portierit belg, edhe dyshja Jude Bellingham dhe Rodrygo tashmë dihet se shpeshherë e ngacmojnë Endrickun duke iu referuar si ‘Bobby’./Telegrafi/
Endrick in the Champions League 🇧🇷💫#UCL pic.twitter.com/APBqFBtsS2
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) September 18, 2024