Telegrafi

Courtois tregon se nuk është vetëm portier i mirë, por edhe specialist i gjuajtjeve të lira (Video)

Portieri i Chelsea, ​Thibaut Courtois, është një nga më të mirët aktualisht në rolin e tij.

Por, belgu ka treguar se nuk është vetëm një portier i mirë, por edhe specialist i gjuajtjeve të lira.

24-vjeçari ka shpërndarë një video në Twitter ku ka shkruar: “Nganjëherë edhe shënoj”.

Ndeshja e ardhshme e Bluve është ndaj Leicester Cityt, kurse më poshtë keni golin e bukur të Courtois. /Telegrafi/