Telegrafi

Courtois shpallet portieri i vitit në Ligën Premier

Courtois drejt Madridit (Getty Images)

Chelsea e ka përfunduar edicionin 2016/17 me fitore 5-1 ndaj Sunderland.

Kësisoj kampionët e Anglisë edhe kanë marrë titullin e kampionit me 93 pikë të tubuara pas 38 xhirove.

E në fund portieri Thibaut Courtois ka marrë edhe çmimin si portieri më i mirë në Ligën Premier.

Këtë çmim Courtois e mori nga bashkëvendësi i tij Eden Hazard gjatë festës së titullit.

Belgu është shprehur shumë i lumtur me çmimin duke thënë se ishte një vit i përsosur për të dhe skuadrën e tij Chelsean. /Telegrafi/