Site icon Telegrafi

Courtois shpallet portieri më i mirë nga France Football – fiton çmimin “Lev Yashin”

Thibaut Courtois është shpallur si portieri më i mirë i vitit nga Ferance Football.

Pas ndarjes së çmimeve si “Trophe Kopa”, “Gerd Muller”, Topin e Artë për femra, mediumi francez ka ndarë edhe atë për gardianin më të mirë.

Belgu e ka fituar çmimin e portierit më të mirë, që ndryshe quhet edhe si “Lev Yashin” në nder të portieri legjendar rus.

Courtois pati një sezon fantastik me Real Madridin në Ligën e Kampionëve dhe në La Liga, duke i fituar të dy trofetë, e që ishte pika kyçe e tyre, së bashku me Karim Benzema.

Kur jemi tek francezi, ai pritet që për pak çaste ta fitojë Topin e Artë. /Telegrafi/

Exit mobile version