Thibaut Courtois e ka refuzuar ofertën e re të ofruar nga Chelsea për rinovim.
Courtois aktualisht përfiton 100 mijë funte dhe kërkon rritje të dyfishtë page për sezonin e ri.
Ky refuzim ka krijuar një situatë të re te Chelsea dhe në tregun e portierëve.
Los Blancos janë në kërkim të një portieri dhe në të kaluarën Courtois ka qenë i lidhur me këtë skuadër. Po ashtu për Los Blancos përmendet edhe Gianluigi Donnarumma e David De Gea.
Chelsea pritet të nënshkruajë me Willy Caballeron, pas largimit të Asmir Begovic. Portieri i tretë mbetet portugezi Eduardo.
Courtois është zgjedhur portieri më i mirë i Ligës Premier për sezonin 2016-17, ku në 16 ndeshje nuk pranoi gol. /Telegrafi/