Site icon Telegrafi

Courtois: Real Madridi e fitoi Ligën e Kampionëve edhe fal meje, nuk ishin vetëm Benzema, Valverde e Vinicius  

Thibaut Courtois fitoi trofeun “Yashin” të hënën, duke u cilësuar si portieri më i mirë i sezonit 2021/22.

Courtois, i cili tashmë është rikuperuar nga lëndimi i tij dhe është rikthyer në stërvitje me Real Madrid, ka treguar në një intervistë për mediet franceze rëndësinë e portierëve në futbollin e sotëm.

“Vitin e kaluar, nëse fituam Ligën e Kampionëve, nuk ishte vetëm falë Vinicius, Valverde, Benzema apo Rodrygo. Ishte gjithashtu falë Courtois”.

“Portieri në një skuadër është më i rëndësishëm se sa mendohet, ka shumë presion”, ka thënë Courtois.

Belgu ishte njëri ndër më meritorët në shumicën e ndeshjeve të fazës së eliminimit, kur Real Madridi arriti të mposht kundërsharë si PSG, Chelsea, Man City dhe në fund Liverpoolin. /Telegrafi/

Exit mobile version