Në vitin 2019, tifozët e Atletico Madridit i kërkuan klubit që të hiqte pllakën e Thibaut Courtois nga “Paseo de las Leyendas del Metropolitano”. Një deklaratë fatkeqe pas nënshkrimit të tij me Real Madridin dhe vizitës së parë në ish-klubin e dikurshëm, ku festoi në mënyrë të pashtershme golat e skuadrës së bardhë. Kjo bëri që shumë tifozë të “Rojiblancos” t’ia kërkonin këtë klubit.
Pastaj nuk pati përgjigje. Por, pas finales së Ligës së Kampionëve në Paris, ‘lëvizja’ ka marrë fuqi. Në deklaratat e tij, belgu siguroi se këtë herë ishte “në anën e mirë të historisë”, duke iu referuar finales së humbur në Lisbonë më 2014, në të cilën mbrojti portën e Atleticos.
Disa deklarata që kanë bërë të ndihen shumë keq tifozët bardhëkuq, mes të cilëve edhe kryebashkiaku i Madridit, Jose Luis Martínez-Almeida, i cili kritikoi ato fjalë në pritjen zyrtare për kampionin e Evropës.
https://twitter.com/GxldeJoao/status/1530239451762413571?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1530239451762413571%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fnoa.al%2Flajmi%2F2022%2F05%2F2327169.html
Pasi tifozët e Atleticos theksuan këtë “shigjetë” të kryebashkiakut në rrjetet sociale, Courtois nuk hezitoi të përgjigjet në të njëjtin kanal, duke postuar një foto të tij me Ligën e Kampionëve gjatë turneut në Madrid. Dhe kritikat nga “Rojiblancos” u intensifikuan përsëri.
Edhe “Union de Penas del Atletico de Madrid” i është bashkuar këtij peticioni: “Duke pasur parasysh deklaratat fatkeqe të Courtois, të bëra me qëllimin e vetëm për të ofenduar tifozët e Atleticos, i kërkojmë klubit të heqë pllakën me emrin e tij nga “Paseo Legends”. Emri i tij njollos historinë tonë”.
Ante las lamentables declaraciones de Courtois, hechas con la única intención de ofender a los aficionados atléticos, le pedimos al Club que retire la placa con su nombre de nuestro Paseo de las Leyendas.
Su nombre mancha nuestra historia. pic.twitter.com/XLrk1Qh0ig— Unión Internacional de Peñas Atlético de Madrid (@unionatm) May 30, 2022
Duhet të theksohet se në vitin 2019 kishte nisur tashmë një peticion në “change.org” që Atletico të tërhiqte emrin (pllakën) e belgut nga “Wanda Metropolitano”, nismë që tani është riaktivizuar. Pothuajse 5.000 njerëz e kanë nënshkruar këtë peticion për klubin, të cilit i kërkojnë të reagojnë ndaj asaj që e konsiderojnë si mungesën e vazhdueshme të respektit të Courtois për Atleticon dhe tifozët e tij.
Nuk vonoi shumë dhe mbrëmë, pllakata e tij u hoq nga shëtitorja e legjendave që Atletico Madridi ka jashtë “Wanda Metropolitano”. Enrique Cerezo, presidenti i Atletico Madridit i hodhi benzinë zjarrit të polemikave në homazhin e Federatës Spanjolle të Futbollit për Angel Maria Villar. “Nëse doni ta hiqni pllakën e Courtois, shkoni me një kazmë dhe një lopatë dhe hiqeni atë”. /Telegrafi/