Telegrafi

Courtois: Nuk do të ishte e drejtë t’i jepej titulli Barcelonës, ne si Real Madrid treguam se jemi më mirë

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka folur për rinisjen e mundshme dhe përfundimin e sezonit të La Liga.

Ai ka thënë sezoni duhet të mbyllet në fushë pasi do të ishte e padrejtë ndaj Real Madridit nëse Barcelona do ta fitonte titullin.

“Ne jemi vetëm dy pikë mbrapa Barcelonës dhe nëse sezoni do të anulohej dhe Barcelona të shpallej kampion, atëherë do të ishte e padrejtë”.

“Ne luftuar me ta dhe i mundëm këtë vit. Ne ishim skuadra më e mirë”.

“Në rastin e Liverpoolit, do të ishte ndryshe sepse nuk di as sa pikë përpara janë”.

“Dua të përfundoj sezonin”, ka thënë portieri.

Skuadra e Real Madridit do t’i nënshtrohet testeve për COVID-19 të mërkurën dhe nëse gjithçka shkon mirë, atëherë stërvitja mund të rifillojë të hënën tjetër. /Telegrafi/