Site icon Telegrafi

Courtois nuk ndjen inat për klubin e Atleticos dhe tifozët: I respektoj rivalët, Reali një mundësi që nuk mund ta injoroja

Sergio Ramos dhe Thibaut Courtois (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka folur pas fitores ndaj Atletico Madridit në fundjavë, përkundër se ai nuk u pritë mirë nga tifozët e ish-skuadrës së tij në derbin e fundjavës.

Belgu nuk ndihet i penduar se i është bashkuar Los Blancos pasi kjo ishte një mundësi që ai nuk mund ta lëshonte.

“Gjithmonë i kam respektuar klubet rivale dhe tifozët, e njëjta gjë do të jetë edhe me Atleticon”, ka thënë Courtois për ABC, i cituar nga Diario AS.

Thibaut Courtois gjatë ndeshjes Real Madrid-Sevilla (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Nuk kam ndjenja të këqija ndaj klubit aspak. Kam kaluar tre sezone, kam dhënë më të mirën dhe kemi fituar trofe. Gjërat tjera janë të vogla dhe nuk duhet të brengosem”.

“Nuk kisha hezitim t’i bashkohesha Real Madridit, çdo lojtar dëshiron të vijë këtu dhe e kam thënë këtë edhe kur isha te Chelsea, jam kënaqur në Londër dhe kam pasur bashkëlojtarë fantastik”.

Lexo po ashtu Tifozët e Atleticos i hodhën Courtoisit lodra në formë minjsh gjatë derbit të Madridit

“Nuk kishte dëshirë për t’u larguar nga klubi, por kur u paraqit Reali, e dija që kjo ishte një mundësi që nuk duhet ta injoroja”.

“Ne duam të fitojmë çdo trofe që marrim pjesë, ne e dimë që kemi lojtarë të klasit botëror në çdo pozitë dhe jemi në pozitë të fortë të konkurrojmë në çdo garë”.

“Tashmë kemi fituar Kupën e Botës për Klube këtë sezon dhe duam të vazhdojmë, duam më shumë”, ka shtuar Courtois. /Telegrafi/

Exit mobile version