Julen Lopetegui ka një politik me rotacione prej se ka ardhur në Real Madrid, ndërsa Thibaut Courtois mund të jetë në portë në ‘Derbin e Madridit’.
Ai do të jetë futbollisti i nëntëmbëdhjetë që ka luajtur derbin për të dyja skuadrat.
Një këtë listë përfshihen emra të tillë të shquar në historinë e futbollit si Hugo Sanchez, Reyes, Paco Llorente, Solari ose Esnaider.
Courtois bashkohet me klubin mbretëror, pasi ka luajtur një total prej nëntë ndeshjeve për Atleticon. Ai humbi gjashtë, fitoi dy dhe barazoi një.
Kujtimi i tij më i ëmbël është finalja e Copa del Rey në sezonin 2012/13, në të cilin Atletico mundi Realin e Mourinhos në Madrid 2-1 , me një gol në kohë shtesë nga Miranda.
Dhe, padyshim më e keqja është finalja e Ligës së Kampioneve në sezonin (2013/14), në të cilin nuk mund ta ndalë golin e Sergio Ramos në minutën e 93-të.
Në kohë shtesë, Courtois pranoi tre gola të tjerë (Bale, Marcelo dhe Cristiano Ronaldo ), ku ndeshja u mbyll 4-1.
Hija e Keylor Navas, portieri që i ka fituar tre Liga të Kampionëve mbetet aty, me Julen Lopetegui që mund të bëjë ndryshim edhe në minutën e fundit. /Telegrafi/