Thibaut Courtois është në rrugën e rikuperimit pasi pësoi një dëmtim të rëndë në gju në stërvitje me Real Madridin në fillim të këtij muaji.
Portieri belg iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm në gjurin e majtë dhe duket se tani e ka nisur rehabilitimin.
Courtois do të përballet me një sfidë të vështirë për t’u paraqitur për Los Blancos këtë sezon dhe nuk pritet të luajë asnjë rol të paktën deri në vitin 2024.
Ai postoi një foto të tij në ambientet stërvitore të Real Madridit me fanella të stërvitjes, duke lënë të kuptohet se ka filluar rehabilitimin e tij.
Gjuri i majtë i Courtois është i lidhur dhe duket se ai po e trajton me shumë kujdes në rikuperimin e tij.
Gracias a todos por el apoyo y la energía! Poco a poco dando los primeros pasos en la recuperación 🤍 #HalaMadrid pic.twitter.com/KjUVaqB8ys
— Thibaut Courtois (@thibautcourtois) August 29, 2023
Ai ka dërguar një mesazh për tifozët së bashku me foton, duke falënderuar të gjithë dhe duke folur për rikuperimin.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe energjinë. Pak nga pak duke hedhur hapat e parë në rikuperim. Hala Madrid”, ka shkruar Courtois. /Telegrafi/