Telegrafi

Courtois mungon në stërvitjen e Realit

Real Madridi u kthye në stërvitje gjatë të mërkurës, pasi luajtën të martën mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve ndaj Club Brugge.

Mbretërit nuk kanë vonuar dhe i janë kthyer stërvitjeve në kampin e tyre stërvitor, por Thibaut Courtois ishte një mungesë e dukshme nga seanca.

Belgu u zëvendësua pas pjesës së parë në takimin ndaj Brugget, për të cilin Zinedine Zidane tha se ishte për shkak se ai ndjehej keq.

Lexo po ashtu Courtois nuk shqetësohet për kritikat rreth formës së tij te Reali

Pavarësisht se ai mungoi në stërvitje, ai pritet të kthehet në kohë për t’u përballur me Granadan të shtunën pasdite.

Nacho Fernandez gjithashtu humbi stërvitjen e së mërkurës dhe ai nuk do të kthehet për fundjavë.

Ai pësoi dëmtim në ligamentin kolateral të këmbës së djathtë dhe mund të mungojë rreth dy muaj e gjysmë.

Ata që filluan kundër Club Brugge kaluan një seancë rikuperimi, ndërsa Marco Asensio dhe Ferland Mendy vazhduan rikuperimet e tyre përkatëse. /Telegrafi/