Site icon Telegrafi

Courtois: Mourinho kërkoi që sulmuesve tanë t’ju thyhen këmbët

LONDON, ENGLAND - JANUARY 22: Thibaut Courtois of Chelsea in action during the Premier League match between Chelsea and Hull City at Stamford Bridge on January 22, 2017 in London, England. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois, ka fajësuar trajnerin e Manchester Unitedit që e shndërroi çerekfinalen e FA Cup kundër Chelseat në një betejë të vërtetë në ‘Stamford Bridge’.

Kante u dhuroi biletën në Wembley bluve të Londrës, por goli i tij spektakolar.

Ajoq ë ra ën sy shumë ishin ndërhyrjet e ashpra drejt Eden Hazardit dhe Willianit.

Duke qenë se portieri i Chelseat e njeh mirë trajnerin portugez pasi ishin bashkë për dy vite, fajin për lojën e ashpër ia lë Mourinhos.

“Këto janë provokimet që ata përpiqen të luajnë. Ato i mësojnë prej trajnerit të tyre, por ne nuk ramë në këtë kurth. Ata kishin qartazi një plan për t’ia vendosur mbrojtësit pas Hazardit dhe Willianit. Ishte e vështirë të gjeje hapësirë, por pasi ne ia dilnim, ata bënin shumë faulle”.

“Ata ishin shumë të ashpër. Ishte i gjithë stili i Murinhos dhe Herrera pagoi çmimin për shokët e tij, sepse Jones kishte kryer pak çaste më parë faullin e pestë ndaj Edenit. 10 sekonda më vonë erdhi një tjetër faull dhe gjyqtari duhet që të nxirrte një tjetër karton të verdhë. Fatkeqësisht për Herreran ai e kishte një të verdhë”, ka thënë belgu. /Telegrafi/

Exit mobile version