Thibaut Courtois ka sulmuar pamëshirshëm FIFA-n për përjashtimin në nominimet për lojtarët më të mirë të këtij viti.
Yllit të Real Madridit i është refuzuar një vend në nominimet për çmimin e portierit më të mirë të FIFA-s për meshkuj.
Alisson, Gianluigi Donnarumma, Edouard Mendy, Manuel Neuer dhe Kasper Schmeichel janë në garë për të fituar çmimin prestigjioz pas kontributit të tyre të jashtëzakonshëm për klubin dhe vendin këtë vit.
Për sa i përket përjashtimit të Courtois, ai nuk është i befasuar që nuk u fut në listë pas deklarateve ndaj UEFA-s dhe FIFA-s.
Reprezentuesi belg tha: “Më mirë do të fitoja Ligën e Kampionëve dhe La Ligan sesa të fitoja këto çmime”.
“Gjëja më e mirë nuk më befason, ndoshta për shkak të komenteve të mia një muaj më parë”, shtoi ai. “Unë e di vlerën time dhe kjo është më e rëndësishme”.
🎙️ Courtois:
"Prefiero ganar Champions y La Liga antes que ganar estos premios. Lo de #TheBest no me sorprende, quizá por los comentarios míos hace un mes. Yo sé lo que valgo y eso es más importante." pic.twitter.com/AB4hJ2uc6h
— REAL MADRID FANS 🤍 (@AdriRM33) November 23, 2021
Duke folur pas ndeshjes së Ligës së Kombeve të Belgjikës kundër Italisë në fillim të vitit, ai akuzoi UEFA-n dhe FIFA-n për mënyrën se si lojtarët po luajnë dy herë në javë dhe se nuk janë robotë.
“Kjo lojë është vetëm një lojë me para dhe ne duhet të jemi të sinqertë në lidhje me të”, deklaroi 29-vjeçari.
“Ne thjesht luajmë sepse për UEFA-n janë para shtesë. Shikoni sa shumë ndryshuan të dyja skuadrat [formacionet]. Nëse të dyja skuadrat do të kishin qenë në finale, do të kishte lojtarë të tjerë në finale”.
🗣️ "They don't care about the players they just care about their pockets."
Thibaut Courtois accused UEFA and FIFA of prioritising money over player welfare after Belgium were beaten 2-1 by Italy in the Nations League third-place play-off. pic.twitter.com/0RbBu0Ux6h
— Sky Sports News (@SkySportsNews) October 11, 2021
“Kjo thjesht tregon se ne luajmë shumë ndeshje”, kishte thënë gardiani i Los Blancos
Çmimet për lojtarët më të mirë të këtij viti nga FIFA do të jepen më 17 janar të vitit 2022. /Telegrafi/