Thibaut Courtois nuk ka mundur të mos jetë i zhgënjyer as humbjes së Real Madridit në Mestalla nga Valencia me rezultat 4-1.
Portieri belg i pranoi katër gola, tre nga të cilët u shënuan nga pika e bardhë. Njërin e ndali, por u ekzekutua sërish. Derisa njëri nga golat ishte autogol i Raphael Varane.
“Tri penallti kundër nesh, goli i dytë i pafat… nuk e di, mendoj se filluam mirë, nganjëherë na ndodh kur nuk lëvizim në fushë së bashku dhe mbesim keq prapa, mirëpo (Valencia) nuk ka krijuar raste”.
“Penalltia e parë ishte penallti, ishte fat i keq, nuk e di pse u riekzekutua. Goli i dytë ishte i pafat, në pauzë ishim të motivuar që të riktheheshim. Porsa filluam, bëra një pritje që shkoi në shtyllë dhe më pas dy penallti”.
“Maxi (Gomaz) bërtet më shumë, ndërsa mënyra si VAR i jep penalltitë… në ndërtimin e golit të dytë, kishte ndërhyrje në Asension, e dëgjova në zhveshtore, por në zhveshtore nuk mund të ndryshosh asgjë”, ka thënë Courtois.
Portieri e ka përsëritur se humbja e Realit nga Valencia ishte më shumë pasojë e fatit të keq sesa paraqitjes jo të mirë. /Telegrafi/