Telegrafi

Courtois kërkon kohë për rinovim

Courtois drejt Madridit (Getty Images)

Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois, duhet të marrë një vendim për të ardhmen e tij deh për këtë ka kërkuar kohë.

Në tavolinën belgut, presidenti Roman Abramovch i ka dorëzuar ofertën për rinovimin e kontratës që skadon në 30 qershor të vitit 2019.

Një lëvizje që nuk i ka pëlqyer aspak portierit i cili nuk kërkon të nxitohet, pasi ka ofertat edhe nga klubet e tjera më të pasura të kontinentit.

Për Courtouis ka pëlqim nga Real Madridi, PSG dhe Manchester United që i frikësohet humbjes së David de Gea.

Lëvizja e tij mund të ndryshojë shumë gjëra në tregun e portierëve, pasi njëjtë mund të bëjnë edhe David De Gea, Keylor Navas, Jan Oblak e Gianluigi Donnarumma. /Telegrafi/