Javën e kaluar, Real Madridi mori lajmin fatkeq se Thibaut Courtois kishte pësuar një dëmtim të ligamentit pasi iu desh të largohej me barelë gjatë një seance stërvitore.
Portieri belg ishte numri 1 i padiskutueshëm në Real Madrid, por ai tani pothuajse me siguri do të humbasë të gjithë sezonin 2023/24.
I njëjti fat mund të thuhet edhe për Eder Militao, i cili pësoi një dëmtim të ngjashëm gjatë fitores të së shtunës ndaj Athletic Bilbao.
Megjithatë, Real Madrid ka dhënë një përditësim mjekësor mbi situatën e Courtois.
Në një deklaratë zyrtare, ata kanë konfirmuar se ai iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm sot (e enjte) dhe se plani i tij i rikuperimit do të fillojë në ditët në vijim.
Courtois latest medical report.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) August 17, 2023
Courtois do të jetë një mungesë e madhe për Real Madridin këtë sezon, pasi ai është bërë një nga lojtarët kryesorë të tyre në vitet e fundit.
Kepa Arrizabalaga është marrë si huazim nga Chelsea për të qenë numri 1 i ri, edhe pse reprezentuesi spanjoll ka shumë punë për të mbushur boshllëkun. /Telegrafi/