Telegrafi

Courtois: Jam njëri nga më të mirët, edhe pse shtypi spanjoll dëshiron të më vrasë

Thibaut Courtois (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka reaguar ndaj presionit të shtypit spanjoll që po e kritikon vazhdimisht për performancat e tij.

Gardiani belg u transferua te Los Blancos në verën e kaluar nga Chelsea, mirëpo nuk i ka arritur pritshmëritë, edhe pse ishte përzgjedhja e parë (para Keylor Navasit) nga ish-trajnerët e Mbretërve, Julen Lopetegui dhe Santiago Solari.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Thibaut Courtois

“Unë jam një nga më të mirë, edhe pse shtypi spanjoll dëshiron të më vrasë”, ka thënë Courtois kur është pyetur për formën e tij, citon El Espanol.

Thibaut Courtois (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Ndjehem shumë i fortë dhe i qetë, sepse stërvitem mirë dhe luaj mirë”, ka shtuar portieri 26-vjeçar.

Pas rikthimit të Zinedine Zidane në postin e trajnerit, legjenda spanjolle në ndeshjen e tij të parë e riktheu në portë Navasin duke e lënë në bankë Courtois. /Telegrafi/