Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka reaguar ndaj presionit të shtypit spanjoll që po e kritikon vazhdimisht për performancat e tij.
Gardiani belg u transferua te Los Blancos në verën e kaluar nga Chelsea, mirëpo nuk i ka arritur pritshmëritë, edhe pse ishte përzgjedhja e parë (para Keylor Navasit) nga ish-trajnerët e Mbretërve, Julen Lopetegui dhe Santiago Solari.
“Unë jam një nga më të mirë, edhe pse shtypi spanjoll dëshiron të më vrasë”, ka thënë Courtois kur është pyetur për formën e tij, citon El Espanol.
“Ndjehem shumë i fortë dhe i qetë, sepse stërvitem mirë dhe luaj mirë”, ka shtuar portieri 26-vjeçar.
Pas rikthimit të Zinedine Zidane në postin e trajnerit, legjenda spanjolle në ndeshjen e tij të parë e riktheu në portë Navasin duke e lënë në bankë Courtois. /Telegrafi/