Site icon Telegrafi

Courtois ishte më i dobëti: Real Madrid 3-1 Eibar, notat e lojtarëve

Real Madrid - Eibar (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Real Madridi e ka mposhtur 3-1 Eibarin në kuadër të javës së 28-të në La Liga.

Golat për Los Blancos i shënuan Toni Kroos, Sergio Ramos dhe Marcelo, ndërsa për mysafirët shënoi Pedro Bigas.

Real Madridi ishte skuadër më e mirë për një nuancë dhe mori notën e përgjithshme 6.79, derisa Eibari u vlerësua me 6.36.

Lexo po ashtu Real Madridi fiton me lehtësi ndaj Eibarit, vazhdon 'luftën' për titull me Barcelonën

Lojtari me performancën më të mirë në këtë sfidë ishte mesfushori gjerman që realizoi golin e parë, e që u notua me 7.9.

Lojtari më i dobët në këtë takim po ashtu i takoi madrilenëve, pasi Thibaut Courtois u vlerësua nga WhoScored me 5.5.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

 

Exit mobile version