Telegrafi

Courtois drejt Spanjës

Antonio Conte është zyrtarizuar si trajneri i ri i Chelseat dhe ardhja e tij mund të sjellë disa largime.

Diego Costa e ka thuajse të sigurt largimin pasi nuk hyn në planet e Contes, por së fundi edhe portieri belg, Thibaut Courtois nuk është i preferuar nga trajneri italian.

Daily Mail shkruan se Courtois nuk e ka problem largimin nga Anglia pasi ardhja e contes mund ta ulë në stol, ku ish-trajneri i Juves ka deklaruar se do të afrojë portierë të rinj.

Keylor Navas po tregon një paraqitje fantastike tek Real Madridi dhe klubi spanjoll duket se e ka harruar transferimin e spanjollit De Gea që vlerësohej si portieri i ëndrrave.

Gjithsesi, kjo gazetë raporton se klubi spanjoll do të hidhet menjëherë në sulm për të transferuar Courtois në Spanjë pasi edhe më parë portieri belg ka qenë në objektivat e Los Blancos. /Telegrafi/