Diego Costa përveç titujve individual dhe ekipor në futboll, mund të mburret se ka vendosur rekord në Instagram.
Sulmuesi i Chelseat ka qenë subjekt i një trendi nga tifozët e Besiktasit.
Ata e kanë vërshuar Instan e tij dhe kanë komentuar te fotografia e fundit mbi 2.5 milionë herë.
Kështu spanjolli ka vendosur në këtë rrjet social rekord për komente, transmeton Telegrafi.
Deri më tani ky rekord mbahej nga Selena Gomez, e cila në një foto kishte mbledhur 1.1 milionë komente komente.
Këngëtarja e njohur duket se është magnet për komente, pasi në një fotografi me atë Justin Biber kishte marrë një milion komente.
Gjithsesi edhe sikur t’i bëjmë bashkë komentet e fotove nga Gomez dhe Biber, Costa mbetet i pakapshëm, plus e bukura është se komentet janë duke u rritur me hapa të gjigant te spanjolli. /Telegrafi/