Roma nuk po mund të gjejë gjuhë të përbashkët me sulmuesin spanjoll Diego Costa.
Anëtari i Atletico Madrid ka pranuar kalimin në kryeqytetin italian, por problemi qëndron tek paga e tij e lartë dhe Roma nuk është në gjendje t’i jap më shumë se katër milionë në sezon.
Kësisoj Giallorosët kanë ndërruar objektiv për repartin e sulmit dhe tani synojnë afrimin e italianit Moise Kean.
Agjenti i lojtarit, Mino Raiola ka raporte të shkëlqyeshme me Romën dhe i ka propozuar Giallorosëve afrimin e italianit.
21-vjeçari që nuk ka bindur në vitin e tij të parë me Evertonin, mund të rikthehet në Serie A për 25 milionë euro.
Në rast transferimi te Roma, Kean do të bashkohej me shokun e tij më të mirë, Nicolo Zaniolo.
Përveç Kean, Raiola është gati t’ia bëjë Romës edhe një dhuratë, duke ia dërguar Giacomo Bonaventuran si transferim të lirë. /Telegrafi/