Diego Costa mund t’i bashkohet kampionatit kinez, pasi ka pranuar kushtet e njërës nga skuadrat e Superligës.
Sulmuesi i Chelseat, Diego Costa ka arritur një marrëveshje për t’u bashkuar me Superligën e Kinës, përcjell Telegrafi.
Sipas Cadena Ser, Costa ka rënë dakord për një rrogë prej 30 milionë euro në vit dhe transferimi i tij pritet të bëhet gjatë verës.
Braziliani i lindur në Spanjë thuhet se është i frustruar me jetën në Londër dhe ka vendosur të bëhet një nga lojtarët më të paguar në futboll.
Nëse ky transferim ndodh, atëherë Chelsea do fitonte rreth 50-60 milionë euro. /Telegrafi/