Milani i është futur garës për sulmuesin e Chelseat, Diego Costa.
Spanjolli e ka zbuluar mbrëmë se Antonio Conte nuk e do më në skuadër.
Sulmuesi nuk mund të shkojë te Atletico Madridi, pasi ky klub nuk ka të drejtë transferimesh.
Në garë për të është futur Milani që ka filluar bisedimet me agjentin Jorge Mendes, për një marrëveshje të mundshme.
Rossonerët po ashtu i kanë nën objektiv Alvaro Moratan dhe Andrea Belottin, por çmimet e tyre prej 90 deri 100 milionë euro janë shumë të larta.
Costa mund të kushtojë më pak dhe kjo e ka bërë Milanin që të kërkojë shërbimet e tij. /Telegrafi/