Mesfushori brazilian, Douglas Costa ka paralajmëruar largimin nga Bayerni.
Reprezentuesi i Brazilit ditë më parë tha se ka pasur oferta të rëndësishme nga Anglia, Spanja dhe Kina por ka qëndruar në Munich.
Gjithsesi ish-anëtari i Shakhtar Donetsk ka deklaruar se është i lumtur në Munich por që nuk garanton për të ardhmen.
Së fundmi zërat për një largim të tij sa vijnë e shtohen nga Gjermania.
Është kampioni aktual i Italisë, Juventus që ka kthyer sytë nga anësori brazilian.
Sipas medieve italiane, Juventus është e interesuar për transferimin e Costas dhe është e gatshme të ofrojë 35 milionë euro për të. /Telegrafi/