Diego Costa ka shënuar në fitoren e Chelseat përballë Southampton (2-0).
Spanjolli ka arritur të shënojë golin e 40-të në Ligën Premier dhe me golat e tij kanë bërë që skuadra e Chelseat të jetë vetëm një pikë larg Cityt.
Costa i ka arritur 40 gola në 64 paraqitje, duke e kaluar edhe Sergio Agueron e Manchester Cityt.
Aguero këtë shifër e kishte arritur për më shumë se shtatë ndeshje.
Costa shënopi gol të bukur në fundjavë nga 25 metra. /Telegrafi/