Telegrafi

Costa drejt transferimit te Atletico, do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në histori të klubit

Diego Costa vazhdon të mbetet objektivi kryesor i skuadrës spanjolle Atletico Madrid.

Sulmuesi anglez nuk po kalon momente të mira te Chelsea dhe pritet largimi i tij nga ‘Stamford Bridges’

Atletico Madrid pritet ta bëjë sulmuesin brazilian me pasaportë spanjolle, Diego Costën blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit pasi ka bërë ofertën përfundimtare për Chelsean.

Me synimin për ta pasur në muajin janar sulmuesin në skuadër, ‘Los Colchoneros’, do të paraqesin këto ditë ofertën prej 55 milionë euro plus 10 milionë të tjera bonuse për 28-vjeçarin.

Diego Costa sa ishte pjesë e Atletico Madrid

Sipas mediave angleze, ka optimizëm për mbylljen e këtij operacioni që do t’i rikthente lumturinë sulmuesit brazilian i cili stërvitet i vetëm dhe nuk është më në planet e trajnerit Antonio Contes te Chelsea.

Costa iu bashkua kampionëve aktual të Anglisë në vitin 2014 pikërishtë nga Atletico Madrid për 38 milionë euro. /Telegrafi/