Sulmuesi i Chelseat, Diego Costa, ka folur për raportet fillestare me Antonio Conten dhe dëshirën që kishte për t’u kthyer te Atletico Madridi.
Spanjolli ka treguar se si dështoi rikthimi te Atletico dhe si i detyruar ai të kthehet te tekniku spanjoll.
“Atletico Madridi është një ekip special për mua, kam përjetuar disa nga momentet më të mira në karrierë”.
“Marrëdhënia ime me Conten kur ai mbërriti te Chelsea nuk filloi në mënyrën më të mirën të mundshme dhe dëshiroja të rikthehesha të luaja në Spanjë”.
“Kam bërë çdo gjë të mundshme që transferimi të përfundonte, por në fund Atletico hoqi dorë dhe unë isha i detyruar të kthehesha te Conte me bisht mes këmbëve”, ka thënë Costa për El Larguero. /Telegrafi/