Milani është duke kërkuar transferimin e një sulmuesi anësor.
Objektivi kryesor i Rossonerëve mbetet sulmuesi i Atletico Madrid, Angel Correa, por deri më tani palët nuk kanë arritur marrëveshje.
Los Colchoneros nuk e lejojnë largimin e lojtarit pa u paguar shuma prej 50 milionë euro.
Kjo ka bërë që kuqezinjtë të ndërrojnë objektiv dhe tani të rikthejnë sytë në Serie A.
Objektivi i ri i Milanit është anësori i Udineses, Rodrigo De Paul.
25-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri Giampaolo, ndërsa edicionin e kaluar ka realizuar nëntë gola në kampionat.
Milan po mendon të bëjë një ofertë prej 30 milionë eurove plus pesë milionë të tjera në formë bonusesh për reprezentuesin argjentinas.
Gjithsesi Rossonerët duhet të ngutën, pasi fuqishëm në garë për të është edhe Fiorentina. /Telegrafi/