Telegrafi

Correa pajtohet me kushtet e ofruar nga Milani

Sulmuesi i Atletico Madridit, Angel Correa, është pajtuar me Milanin për kushtet personale, derisa klubet po vazhdojnë bisedimet për shumën e transferimit.

Sipas Diario AS,  Rossonerët kanë ofruar 40 milionë euro për anësorin argjentinas, derisa skuadra spanjolle po kërkon 50 milionë euro.

Correa shihet si zëvendësues i Patrick Cutrones që kaloi te Wolverhampton Wanderers në këtë javë, mirëpo Diego Simeone ende po ngurron ta shesë atë.

Argjentinasi u transferua te Los Cholchoneros  nga San Lorenzo në vitin 2015, duke bërë 178 paraqitje te klubi nga La Liga.

Lexo po ashtu Valencia rivalizon Milanin për Correan

Edhe pse Correa ka kontratë deri në vitin 2024 me Atleticon, lojtari pritet të shitet në këtë afat, pasi në katër vitet e kaluara në Madrid, ka shënuar vetëm 30 gola.

Argjentinasi ka klauzolë 100 milionë euro te skuadra spanjolle, mirëpo klubet pritet të arrjnë marrëveshje në shumën e 40 milionë eurove plus pesë milionë bonuse. /Telegrafi/