Site icon Telegrafi

Correa në pritje të Interit, pritet takim mes palëve për të mbyllur marrëveshjen

Joaquin Correa dëshiron të ribashkohet me Simone Inzaghi në Inter, ku tani mes palëve pritet një takim. 

Maurizio Sarri ditë më parë ka thënë se lojtari nuk do të luajë në ndeshjen hapëse kundër Empolit të shtunën.

Thashethemet në lidhje me të ardhmen e Correa në Lazio vazhdojnë, u edhe Evertoni ka shprehur interesim, por lojtari dëshiron të kalojë te kampionët në fuqi të Italisë, Interi.

Lazio po kërkon 37 milionë euro për 27-vjeçarin, i cili erdhi nga Sevilla në gusht 2018 dhe kishte përvojë edhe në Serie A te Sampdoria.

SportItalia shkruan se Interi, megjithatë, ka planifikuar të takohet me Lazion dhe shpreson të mbyllë marrëveshjen për 30 milionë euro.

Nerazzurri janë të lidhur po ashtu me Marcus Thuram dhe Lorenzo Insigne, si alternativa të mundshme nëse nuk arrijnë te Correa. /Telegrafi/

Exit mobile version