Coronavirusi ka shkaktuar tre herë më shumë vdekje sesa së bashku gripi sezonal dhe pneumonia, tregon studimi i ri i ekspertëve.
Të dhënat nga Zyra Britanike për Statistikat Kombëtare (ONS) tregojnë se midis janarit dhe gushtit të këtij viti, kishte 13.619 vdekje për shkak të pneumonisë dhe 394 vdekje për shkak të gripit në Angli dhe Uells, raporton skynews.
Nga ana tjetër, më shumë se 48 mijë njerëz kanë vdekur nga coronavirus në Britaninë e Madhe që nga marsi i këtij viti.
“Që nga viti 1959, kur ONS filloi regjistrimin e vdekjeve, dhe deri më sot, numri i vdekjeve nga gripi dhe pneumonia në tetë muajt e parë të çdo viti ka qenë më pak se vdekjet e shkaktuara nga infeksioni COVID-19”, tha Sarah Caul duke kryer analiza të vdekshmërisë në ONS.
Në shtëpitë e të moshuarve, të cilat u prekën veçanërisht nga pandemia, përqindja e vdekjeve për shkak të COVID-19 ishte pothuajse dy herë më e lartë se numri i vdekjeve të shkaktuara nga gripi dhe pneumonia. /Telegrafi/