Site icon Telegrafi

Coronavirusi, qeveria rajonale e Katalonjës urdhëroi mbylljen e katër milionë banorëve të Barcelonës

Qeveria rajonale e Katalonjës urdhëroi izolimin e miliona njerëzve për shkak të rritjes së rasteve nga coronavirusi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth katër milionë njerëz në zonën metropolitane të Barcelonës do të bllokohen në shtëpitë e tyre, derisa dalja e tyre do të lejohet vetëm për arsye themelore.

Ndërkohë, bëhet e ditur se në atë zonë u mbyllën kinematë, teatrot si dhe klubet e natës.

Restorantet si dhe baret do të pranojnë klientë me numër të kufizuar, ndërkaq tubimi i njerëzve do të lejohet deri në dhjetë persona.

“Ne duhet t’i zbatojmë disa masa, në mënyrë që të shmangim bllokimin total të popullatës gjatë javëve të ardhshme”, ka thënë, Meritxell Budo, zëdhënësi i qeverisë rajonale. /Telegrafi/

Exit mobile version