Ministria shqiptare e Shëndetësisë është shprehur sot se situata e pandemisë vijon të jetë e qëndrueshme.
Sipas njoftimit të ministrisë, 139 qytetarë kanë dal pozitivë me coronavisurs në 2,030 testime të kryera në 24 orët e fundit, një rritje në krahasim me 36 raste të zbuluara një ditë më parë.
Ndërkohë, 3 persona të prekur me Covid-19 kanë ndërruar jetë, ndërsa 431 janë shëruar.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar.
Nga të dhënat e ministrisë, janë 2,211 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. /Telegrafi/