Telegrafi

Coronavirusi, Komuna e Prishtinës dezinfekton rrugët

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se rrugët e kryeqytetit janë dezinfektuar për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Ahmeti ka shpërndarë disa fotografi në profilin e tij zyrtar në Facebook gjatë aksionit të dezinfektimit, transmeton Telegrafi.

I pari i Prishtinës, ka kërkuar nga qytetarët në vazhdimësi që të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për shëndetin e tyre.

Ndryshe, deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 16 raste me coronavirus, 10 prej tyre janë të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe gjendja e tyre është stabile./Telegrafi/