Detaje të reja dalin se si coronavirusi u soll në Mbretërinë e Bashkuar… të paktën në 1.300 raste të ndara.
Studimi, nga konsorciumi Covid-19 Genomics UK (Cog-UK), rrëzon idenë se një vetëm një “pacient zero” i vetëm i dha start shpërthimit të pandemisë në Mbretërinë e Bashkuar.
Analiza zbulon gjithashtu se Kina, ku filloi pandemia, pati një ndikim të papërfillshëm në rastet në Britani, përkundrazi rastet fillestare vinin kryesisht nga Evropa.
Studiuesit analizuan kodin gjenetik të mostrave virale të marra nga më shumë se 20,000 njerëz të infektuar me coronavirus në Mbretërinë e Bashkuar. Pastaj, si një version gjigant i një testi të atësisë, gjenetistët u përpoqën të bashkojnë pemën familjare masive të virusit.
Kjo u kombinua me të dhënat për udhëtimet ndërkombëtare për të arritur në origjinën e epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar. /tch/