Zyrtarët e qytetit të Nju Jorkut kanë premtuar se do të ndërmarrin të gjitha veprimet kundër të pastrehëve që kanë “uzurpuar” trenat e zbrazët, në të cilët po flenë në stacionet nëntokësore në kohën e krizës së coronavirusit.
Fotografitë dhe videot që tregojnë të pastrehët në metronë e Nju Jorkut janë shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, gjë që ka nxitur reagime të ashpra, transmeton Telegrafi.
“Vagonët kanë qenë të papastër, të pastrehët kanë qenë aty me gjësendet e tyre”, ka deklaruar guvernatori Andrew Cuomo, duke u ankuar se po përkeqësohet situata në këtë “rrjet” hekurudhor.
Ai ka urdhëruar ekipin që menaxhon me trafikun e qytetit, një organ i pavarur që gjithashtu menaxhon me hekurudhat, që të realizojnë një plan me qëllim që çdo ditë të pastrohen dhe kontrollohen trenat.
“Të gjithë punonjësit duhet të lajmërohen dhe ta dinë se ai tren duhet dezinfektuar. Ata duhet të jenë të pastër”, ka shtuar Cuomo para gazetarëve. /Telegrafi/