Site icon Telegrafi

​Coronavirusi arrin edhe në shtetin e fundit afrikan

Lesoto raportoi rastin e parë me Covid-19, duke u bërë shteti i fundit nga gjithsej 54 shtete afrikane në të cilat u regjistrua infeksioni.

Ministria e Shëndetësisë e Lesoto njoftoi sot se një person, i cili kohët e fundit mbërriti në vend, u testua pozitivisht pa treguar simptoma. Pacienti është i izoluar.

Lesoto, një shtet me 2 milionë banorë, është i rrethuar plotësisht nga territori i Republikës së Afrikës së Jugut, e cila me 11.350 të infektuar, ka numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara në Afrikë.

Coronavirusi është përhapur ngadalë në Afrikë, por numri i të infektuarve është në rritje.

Sipas Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, më shumë se 69.500 njerëz janë infektuar deri më tani dhe më shumë se 2.400 kanë vdekur nga coronavirusi. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version